SHBA: Alarm për fushatën e sulmeve kibernetike verikoreane

Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka shpallur një alarm teknik për sulmet kibernetike, që thotë se sponzorizohen nga qeveria e Koresë Veriore, e të cilat prej vitit të kaluar i kanë marrë në shënjestër hapësirën ajrore, telekomunikimet dhe industritë financiare, transmeton REL.

Ky alarm është dhënë mbrëmë nga agjencia FBI dhe Departamemnti i sigurisë së brendshme.

Në të tërhiqet vërejtja se hakerët verikoreanë po e përdorimn tipin e virusit të njohur si “Fallchill” për të depërtuar në sistemet kompjuterike dhe për t’i rrezikuar rrjetet.

Ky alarm koincidon me tensionet në rritje mndërmjet Uashingtonit dhe Phenianit lidhur me testet raketore dhe ambicjet atomike të Koresë Veriore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button