Kardiologët me qëndrim të ri: Hipertensioni është nga 130/80

Kardiologët amerikanë kanë njoftuar ndryshim në përkufizimin e hipertensionit dhe tani ata vlerësojnë se ai fillon kur tensioni i gjakut arrin 130/80, në vend të përkufizimit të mëparshëm që ishte 140/90.

Ky udhëzim është paraqitur këtë javë në konferencën vjetore të Shoqërisë Amerikane të Kardiologjisë në Anahajm, në Kaliforni.

Me revizionin e parë të orientimeve për hipertensionin nga vitit 2003, merret një përkufizim i ri, sipas të cilit 46 për qind e të rriturve amerikanë kanë  tension të lartë të gjakut, derisa paraprakisht  ishte 32 për qind.

Me drejtimet e reja eliminohet kategoria e “para-hipertensionit” i cili të bëjë me tensionin sistolen  nga 120 deri në 239 dhe atë diastol midis 80 dhe 89.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button