Dy tërmete mesatare e goditën Korenë Jugore

Një seri tërmetesh sot e goditën qytetin koreanojugor Pohang, kumtoi Drejtoria meteorologjike koreane.

Tërmeti i parë me intensitet prej 5,5 ballëve ka qenë me epiqendër në rajonin e qytetit, ndërsa i dyti ka qenë me fuqi prej 5,4 ballësh sipas shkallës së Rihterit.

Tërmetet janë ndjerë në kryeqytetin Seul, i cili gjendet disa qindra kilometra nga Pohang.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button