Ditë zie në Butel

Sot në komunën e Butelit është ditë zie. Flamujt para ndërtesës së komunës janë ulur në gjysmështizë, për shkak të vrasjes makabre të katër të rinjve dhe një më të moshuari nga Radishani, natën e së enjtes, pranë liqenit të Hekuranës në afërsi të fshatit Smilkovc të Shkupit.

Viktimat janë identifikuar si: Filip Sllavkovski, Aleksandar Naqevski, Cvetanço Acevski, Kire Trifkovski të cilët kanë rreth 20 vjet ndërsa Borce Stevkovski nga fshati Creshevë ishte 45 vjeçar.

Varrimi i të ndjerëve do të bëhet sot. Në ceremoninë e varrimit pritet të marrin pjesë edhe kreu më i lartë shtetëror.

Ditë më parë vetë ministrja Jankulovska paralajmëroi shtabin operativ i cili i sipas saj punon në zbardhjen e rastit. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button