Vrasja e gardianit Hajdari, policia shoqëron një prej hasmëve

Rinisin shoqërimet për vrasjen e oficerit të burgjeve, Ymer Hajdari. Në orët e mëngjesit është ndaluar në Rinas teksa kthehej nga Greqia, Flamur Xhecukajt. 

I shoqëruari mësohet se është vëlla i Shahin Xhecukajt, i cili u ekzekutua në 23 prill të vitit të kaluar në Mamurras, dhe gjithashtu vëlla i Luanit dhe Bexhetit, të cilët u shoqëruan të mërkurën në pikat kufitare të Rinasit dhe Kapshticës. 

Për vrasjen e Shahin Xhecukajt, policia arrestoi në atë kohë Alket Hajdarin, efektiv i burgut të Fushë Krujës dhe nipi i Ymer Hajdarit.

Dëshmitë e familjarëve dhe veprimet paraprake hetimore cuan grupin e hetimit për ekzekutimin e Ymer Hajdarit, ngjarje kjo e ndodhur të hënën në Unazën e Re në Tiranë, të ketë dyshime të arsyeshme që krimi ka ndodhur si gjakmarrje për vrasjen e Shahin Xhecukajt. 

Burimet policore thanë se krimi dyshohet të jetë kryer nga vrasës me pagesë, çka e vështirëson dokumentimin e dyshimeve për organizimin e saj, për të cilën dyshohen vëllezërit Xhecukaj.
Dy vëllezërit, Luan dhe Bexhet, ishin lënë të lirë pasi u morën në pyetje në lidhje me hasmërinë me familjen Xhecukaj.
Të hënën pas vrasjes së Ymer Hajdarit, ishin forcat speciale RENEA që shoqëruan disa të afërm të tjerë të familjes Xhecuka, të cilët u lanë gjithashtu të lirë pasi iu morën deklarimet për hasmërinë dhe veprimet e tyre mbrëmjen e të djelës dhe paraditen e të hënës kur ndodhi krimi. 

Me të njëjtin pretendim është kryer edhe shoqërimi i vëllait tjetër të tyre Flamurit. Vëllezërit Xhecukaj kanë deklaruar se ktheheshin në Shqipëri nga emigrimi pikërisht në këtë kohë, pasi korespondon me përvjetorin e vrasjes së Shahinit. /abcnews/


Lajme të ngjashme

Back to top button