SHBA-ja anulon ndihmën ushqimore për Korenë e Veriut

Shtetet e Bashkuara kanë anuluar ndihmën e planifikuar ushqimore për Korenë e Veriut, pas përpjekjeve të pasuksesshme të Fenianit për të lansuar një raketë, siç thuhej nga veri-koreanët, për dërgimin e një sateliti në hapësirë.  

SHBA-ja, Koreja e Jugut dhe vendet e tjera kanë dënuar tentimet në fjalë, duke i konsideruar ato si mbulesë për testimin e raketës me rreze të gjatë veprimi.

Zëvendës-këshilltari për siguri kombëtare i Shteteve të Bashkuara, Ben Rhodes tha se veprimi i Koresë Veriore dëshmon se Fenianit nuk mund t’i besohet.

Si raporton REL, Rhodes tha se Washingtoni do të shqyrtojë sanksione shtesë kundër Koresë Veriore, nëse  vazhdon me “provokime”.

Në muajin shkurt, Washingtoni ka akorduar ndihma në ushqime për Korenë e Veriut, në këmbim të zotimit të shteti komunist do të ndalojë aktivitetet e pasurimit të uraniumit./nationnews 

Lajme të ngjashme

Back to top button