Keqpërdorime në Agjencinë për Punësim, për dreka dhe udhëtime është harxhuar trefish më shumë

Udhëheqësia e Agjencisë për Punësim e Republikës së Maqedonisë më vitin 2013 ka miratuar dy vendime me të cilat ka dhënë të drejtën për përfitim të drejtorit dhe ish-zëvendësdrejtorit në vlerë prej 320 mijë denarë por që nuk ka sjellë një vendim të tillë për zëvendësdrejtorin aktual, njofton Portalb.mk.

Siç bëjnë të ditur nga “Makfax”, revizionerët pas kontrollit të librave amë kanë verifikuar se janë paguar 793 mijë denarë më shumë se sa shuma e paraparë në vendime.

Gjithashtu është vërtetuar se në Agjenci nuk ekziston rregullore për reprezentim i cili duhet të përcaktojë se si duhet të ndahen përfitimet për udhëheqësinë të cilëve u dedikohen ato mjete. Më 23 korrik, kryesia ekzekutive e Agjencisë ka sjellë vendim ku drejtorit i mundësonte përfitim në vlerë prej 500 mijë denarë në vjet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button