Lojtaret e shahut bojkotojnë kampionatet botërore për shkak të hixhabit

Ukrainasja, kampione e dyfishtë në shah, Anna Muzychuk, ka thënë se ajo nuk do të marrë pjesë në garën dy milionë dollarëshe, pas njoftimit se kampionati i shahut do të mbahet në Arabinë Saudite, raporton REL.

Shumë lojtare të tjera, i janë bashkuar ukrainases 27-vjeçare dhe po bojkotojnë këtë kampionat, që konsiderohet si një nga garat më emocionuese në këtë sport, me arsyetimin se po shkelen të drejtat e njeriut dhe të grave në shtetin e Lindjes së Mesme, përcjell Portalb.mk.

Pavarësisht çmimit rekord, unë nuk do të luaj në Riad, që do të thotë do të humbas dy tituj kampione bote”, ka thënë Muzychuk, përmes një postimi në rrejtin social Facebook, e cila është e dyta në botë për shah të shpejtë.

Të rrezikosh jetën tënde duke veshur abaja gjatë gjithë kohës? Gjithçka ka një kufi dhe hixhabi në Iran ishte e tepërt”, ka thënë ukrainasja duke iu referuar kampionatit botërorë që ishte mbajtur në Teheran më herët gjatë këtij viti.

Muzychuk, e cila barte hixhab gjatë kampionatit në Teheran, mori vendin e dytë në garë.

Të gjitha gratë, të huaja dhe vendase, detyrohen të bartin veshjen abaja, veshje që mbulon trupin, e që dallon nga burka e cila mbulon gjithçka, nga koka deri te këmbët.

Rregulli i veshjes së hixhabit, zbatohet rreptësisht nga autoritetet arabe, edhe pse Federata Botërore e Shahut (FIDE), ende është në fazën e finalizimit të detajeve rreth kampionatit dhe po vendosë ende nëse pjesëmarrësit duhet të mbajnë veshje të tilla.

Kampionati i shahut do të mbahet nga 26 deri më 30 dhjetor, në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad.

Kush e ka radhën? Korea e Veriut?

Zyrtarët arabë kanë thënë se lojtarët do të mirëpriten në garë, megjithatë ata nuk kanë komentuar nëse pjesëmarrësit do të detyrohen të ndjekin rregullat shoqërore apo edhe të veshin rrobat lokale.

Emil Sutovsky, presidenti i Asociacionit profesional të shahut, ka theksuar se statuti i Federatës Botërore të Shahut, detyron bordin e saj të refuzojë “trajtimet diskriminuese në bazë të vendeve, politikave, racave, aspektit social, fesë apo gjinisë“.

Buxheti rekord, patjetër që do të ndihmojë Federatën, për të injoruar faktin që lojtarët nga Izraeli, Irani dhe Katari nuk lejohet të hyjnë në Arabinë Saudite”, shtoi Sutovsky.

Ne duhet t’i mirëpresim sponsorët e pasur, padyshim. Ata mund të jenë aq të mirë sa që mund të mos kërkojnë veshjen e burkas, ndoshta do kërkojnë vetëm vënien e hixhabit”, shtoi ai.

Ish-presidenti i Unionit Evropian të Shahut, Silvio Danailov, një kritik i zëshëm i Federatës Botërore të Shahut, ka thënë “pas Iranit dhe Arabisë Saudite, kush e ka radhën, Republika Demokratike e Koresë?”.

Vit i zhurmshëm në shah

Bojkotet e lojtarëve janë vetëm një trazirë më shumë në vitin e zhurmshëm për gratë në shah.

Dorsa Derakhashani, 19 -vjeçare, ishte ndaluar nga Federata Iraniane e Shahut, pasi ajo kishte refuzuar të veshte hixhab në janar në festivalin e shahut në Gjibraltar.

Ajo pastaj la Iranin për të shkuar në SHBA, ku do të garojë si lojtare zyrtare e Shteteve të Bashkuara, ka njoftuar Federata e shahut të SHBA-së.

Nazi Paikidze, gjeorgjiane-amerikania, pati bojkotuar garën e kampionatit në SHBA, pasi Federata Botërore e Shahut, pati mbështetur “ rregullat morale” në Iran, që kërkonin nga gratë të ndalonin kontaktet e tyre me meshkujt në publik dhe të mbuloheshin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button