Ambasada e SHBA bën thirrje për qetësi

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Maqedoni përmes një komunikate ka kërkuar palët e involvuara të mbajnë qetësinë dhe të përmbahen nga spekulimet dhe pohimet e pavërtetuara në lidhje me vrasjen pesëfishe që ka ndodhur mbrëmë në periferi të Shkupit.

“Sot në mëngjez kuptuam për incidentin e tmerrshëm që kishte ndodhur mbrëmë afër fshatit Smilkovc dhe që ka mbaruar me vdekjen e pesë personave.  Shprehim ngushëllimet tona familjeve të të vrarëve.
Jemi në dijeni se autoritetet kanë filluar hetime për incidentin dhe gjetjen e autorit apo autorëve të kësaj vepre të tmerrshme. Mbështesim përpjekjet e ministrisë për punë të brendshme për të vazhduar hetimin dhe procedurat ligjore në kohë të duhur, dhe në kërkesën për bashkëpunim nga qytetarët në mënyrë që të mbledhen të gjitha të dhënat për vrasjet. 
U bëjmë thirje të gjitha palëve të involvuara të mbajnë qetësinë dhe të përmbahen nga spekulimet dhe pohimet e pavërtetuara.
Nxisim për durim derisa presim të bëhen të njohura faktet dhe të fillojë procesi ligjor” shkruhet në komunikatën e Ambasadës së SHBA-ve në Maqedoni./ portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button