Wohlers, Ahmeti dhe Thaçi dënojnë aktin e vrasjes në Smillkovcë

Ambasadori i SHBA-ve në Maqedoni Paul Wohlers si dhe liderët e partive shqiptare Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi kanë dënuar ashpër aktin e vrasjes në Smillkovcë.

“Bashkëbiseduesit u dakorduan gjithashtu që institucionet e vendit duhet të janë aktive edhe në menaxhimin e situatës por edhe në hetimin dhe zbardhjen e menjëhershme të krimit. Qytetarët, mediat dhe të gjithë opinion-bërësit gjithashtu duhet të japin kontributin e tyre duke mos paragjykuar motivet për këtë krim”, thuhet në komunikatën e përbashkët pas takimit të Ali Ahmetit me Wohlers.

“Partia Demokratike Shqiptare dënon aktin e vrasjes së pesëfishtë në afërsi të Shkupit dhe në të njëjtën kohë apelon tek të gjithë qytetarët që të ruajnë gjakftohtësinë dhe të mos bien pre e spekulimeve dhe provokimeve të ndryshme. Kërkojmë nga organet e drejtësisë që sa më shpejtë ta zbardhin rastin në fjalë dhe autorët të vihen para përgjegjësisë”, thuhet në komunikatën e PDSH-së./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button