Kombëtarja Italiane: Daniele De Rosi refuzoi të inkuadrohet në lojë

Një episod interesant ka ndodhur gjatë ndeshjes e mbrëmshme në mes Italisë dhe Suedisë e vlefshme për kualifikim në Botërorin, Rusia 2018. Lojtari i përfaqsueses italiane, Daniele De Rosi refuzoi të ngrihet nga banka e rezervistëve dhe të inkuadrohet në lojë, raporton Goal.com.

“Pse duhet të hy unë në lojë? Ne nuk kemi nevojë për barazim, por për fitore”, raportohet ti ketë thënë De Rossi trajnerit.

Italia mbrëmë nuk arriti të kualifikohet në botëror për shkak se nuk arriti më shumë se sa një barazimi pa gola në San Siro kundër Suedisë dhe përkundër kritikave të shumta, përzgjedhësi, Giampiero Ventura, la në stol nga fillimi i takimit yllin e Napolit, Lorenzo Insigne, përcjell Portalb.mk.

Dhe, kur në një moment të ndeshjes, De Rossit ju kërkua nga trajneri që të nxehej, ai refuzoi ta bënte. Sipas tij ekipi kishte nevojë të fitonte dhe jo të barazonte, e bëri me gisht në drejtim të Insignes duke kërkuar inkuadrimin e tij.

Në pamjet e filmuara nga regjia e ndeshjes shihet De Rosi teksa bën me gisht drejt Insignes, dhe në lidhje me këtë mediat aluduan në mosbindje të lojtarit të Romës ndaj trajnerit Ventura.

Italiani sot ka sqaruar gjithçka në lidhje me episodin e mbrëmshëm duke konfirmuar atë që aluduan mediat.

“Nuk doja të fyeja trajnerin apo ti tregoja atij çfarë të bënte. Ne po barazonim dhe unë nuk isha i nevojshëm në ato çaste. Në lojë duhej të ishte Insigne sepse ne na duhej të fitonim dhe jo të barazonim. Në ato momente ai ishte më i vlefshëm se unë. Unë doja të luaja por më tepër doja të fitoja”, tha Rosi për “Rai Sport”.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button