SGMM apel MPB-së, të mbrohen gazetarët

Sindikata e gazetarëve dhe punëtorëve në mediet e Maqedonisë (SGMM) apelon deri te Ministria e brendshme të ndërmerr masa për t’i lejuar gazetarët të cilët raportojnë nga Radishani ku dhe ndodhi vrasja e pesëfishtë, pa ndërprerë ta kryejnë punën e tyre.

“Ju rikujtojmë se gazetarët, incizuesit dhe fotoreporterët janë në funksion të shoqërisë dhe mbrojtja e punë së tyre është obligim që MPB e ka për detyrë ta kryejë” thonë nga SGMM duke apeluar te gazetarët të raportojnë për ngjarjen në përputhje me standardet profesionale gazetareske. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button