Bora dhe moti i lig pushtojnë një pjesë të Ballkanit

Në Sarajevë dje ka rënë borë, ndërsa meteorologët paralajmërojnë se priten reshje më të rrëmbyeshme. Në kryeqytet dhe në pjesën më të madhe të BeH-së është dhënë “meteo-alarm “i verdhë”.

Temperatura në Sarajevë është dy gradë, ndërsa gjatë natës ka zbritur nën zero. Reshjet të dëborës priten ditëve të ardhshme në disa pjesë të BeH-së. Lartësia e shtresës së dëborës parashikohet se është midis pesë dhe 15 centimetra, transmeton Alsat M.

Rrjeti evropian i serviseve meteorologjike publikoi dje meteo-alarm “të kuq” për gjithë territorin e Malit të Zi për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme të cilat priten, erërave të fuqishme dhe bubullimave.

Bora e parë më e fuqishme e cila e përfshiu pjesën më të madhe të Sllovenisë krijoi probleme në komunikacion, posaçërisht në autostradën nga Lubjana drejt Koperit. Për shkak të stuhisë së fuqishme dhe dëborës në orët e hershme të mëngjesit është regjistruar defekt në rrjetin elektrik në rajonin e bregut slloven, ku pa energji kanë mbetur disa mijë konsumatorë.

Incidente për shkak të kushteve të motit kanë ndodhur në rajonet e Nova Goricës, Celjes dhe Mariborit, ndërsa për shkak të derdhjes së shtretërve më të vegjël lumor ka pasur përmbytje në disa vende në pjesën perëndimore të shtetit.

Dëbora e cila e përfshiu Kroacinë, gjithashtu, shkakton probleme në komunikacion. Për shkak të erërave të fuqishme janë mbyllur edhe linjat e anijeve.

Reshjet e dëborës i bllokuan Kapelën, Slemen, Gorski Kotarin. Rrugët e lagështa dhe rrëshqitëse shkaktojnë probleme nëpër rrugët në brendësi, ndërsa stuhia e dëborës krijon probleme në komunikacion në rajonet bregdetare. Janë të mundshme rrëshqitje të dheut, paralajmërojnë shërbimet kompetente.

Në Serbi moti është kryesisht i vranët dhe shumë i ftohtë, përkohësisht me reshje shiu, njoftoi Entit republikan hidrometeorologjik. Në malet më të larta në pjesën jugperëndimore të vendit priten reshje të dëborës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button