USHT me koncert në Tetovë promovon ofertën akademike

Universiteti Shtetëror i Tetovës prej 17 prill – 22 prill 2012 në Sheshin ILIRIA në Tetovë do ta prezantojë ofertën akademike për studentët e ardhshëm në vitin akademik 2012/2013.

Në kuadër të agjendës promovuese, më 19 prill 2012, ora 19:00 në  Sheshin ILIRIA në Tetovë, USHT për maturantët, studentët dhe të gjithë qytetarët organizon koncert artistik. 

Në këtë aktivitet festiv do të marrin pjesë yjet e estradës shqiptare: Grupi më i njohur muzikor ELITA 5, Selami Kolonja, Bajramali Idrizi,  Besiana Memedi,  Nita Zenuni, Betime Zylali, Arta Memeti dhe artistë të njohur të estradës muzikore shqiptare. / portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button