Sipas pakos së re të ligjeve, punën e policisë do ta kontrollojë Prokuroria

Ministria e Drejtësisë do ta fillojë përgatitjen e pakos për ndryshime të disa ligjeve, me të cilat duhet të sigurojë kontroll të jashtëm të pavarur të punës së policisë, njofton Portalb.mk.

Sipas njoftimit, të publikuar sot, ndryshimet do të bëhen në ligjin për Shërbim Prokurorial, për Prokurori Publike, për Këshillin e Prokurorëve Publik dhe në Kodin Penal.

Përgatitja e ndryshimeve në katër ligje ka filluar dje, ndërkaq zgjidhjet e para duhet të jenë gati deri më 24 nëntor.

Kontrollin e punës së policisë – të rregullt në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe atë të burgjeve, për të cilën është Ministria e Drejtësisë, sipas ndryshimeve të ligjeve, do ta kryej Prokuroria Publike.

“Implementim të mekanizmit për kontroll të jashtme të pavarur në ligjvënësin tonë për përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme  me autorizime policore dhe përfaqësuesit e policisë së burgjeve. Njëri nga segmentet e këtij mekanizmi është vendosja e kontrollit nga ane Prokurorisë Publike. Rol të rëndësishëm në korniza të këtij mekanizmi planifikohet të kenë hetuesit në Prokurorinë Publike”, thuhet në sqarimin për ndryshimet ligjore.

Zgjidhjet e reja ligjore, ashtu siç thuhet, dalin nga standardet të shkruara në Konventën Evropiane për mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe nga aktgjykimet e Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut.

Ndryshe, sipas zgjidhjeve aktuale ligjore, punën e policisë dhe veprimtarinë e saj në korniza të ligjeve e kontrollon Sektori për Kontroll të Brendshëm në MPB, që nga opinioni ekspert u vlerësua si e pamjaftueshme dhe problematike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button