Ivanov- kërkoj institucionet ta zbardhin rastin

Presidenit Gjorge Ivanov përmes një komunikate për shtyp ka shprehur keqardhje për rastin e të vrarëve në Smillkovc. Ai ka kërkuar nga institucionet përkatëse të zbardhin rastin dhe ka apeluar për përgjegjësi dhe racionalitet.

“Ashpër e dënoj këtë vepër makabre dhe kriminele. Kërkoj dhe pres nga institucionet përkatëse ta zbardhin këtë rast dhe njëkohësisht apeloj për përmbajtje nga të gjithë. Në këto momente të pikëllimit të thellë ajo që është më pak e nevojshme është keqpërdorimi i kësaj ngjarje tragjike. Apeloj deri te të gjithë për përgjegjësi dhe racionalitet” shkruhet në komunikatën e presidentit

Me reagim ka dalë dhe partia maqedonase në pushtet VMRO-DPMNE e cila njashtu ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave.

“Apelojmë deri te të gjithë individët dhe partitë politike mos të përpiqen  të abuzojë me këtë ngjarje mackabre dhe të veprohet në mënyrë të përbashkët të përgjegjshme dhe të ndërgjegjshme” kanë theksuar nga VMRO duke kërkuar zbardhje të rastit nga institucionet përkatëse. / portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button