Jankullovska- Mbi 30 persona janë marrë në pyetje nga policia

Ministrja e brendshme Jankullovska pak më parë bëri me dije se mbi 30 persona janë marrë në pyetje nga policia por dyshimet e policisë në lidhje me rastin nuk do t’i bëjnë të ditur për shkak të mosdëmtimit të hetimit për rastin në fjalë.

“Në Radishan është shtuar prania e policisë. Ndërsa janë dëmtuar më shumë automjete, mes të cilave dhe një automobil i një mediumi.  Është dëmtuar dhe autobusi me numër 57 si rezultat i revoltit të qytetarëve ndaj vrasjes së mbrëmshme” tha Jankullovska pak më parë.

“Apeloj deri te mediumet mos të spekulojnë më lidhje me vrasësit e incidentit, si dhe qytetarët të ruajnë gjakftohtësinë” tha Jankullovska . /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button