Jutjub i fshin të gjithë xhirimet e lidhura me ekstremistë dhe gjuhën e urrejtjes

Gugël gjatë muajve të kaluar filloi të fshijë nga Jutjub edhe video përmbajtje ekstremiste të cilat shfaqin dhunë dhe ato me gjuhë të urrejtjes, njofton Jutjub, për dallim nga praktika e deritanishme e rrjeteve sociale.

Me politikën e re janë përfshirë video përmbajtje në të cilat shfaqen individë apo grupe të cilët SHBA-ja ose Britania e Madhe i ka shpallur terroristë, ndërsa në to nuk ka dhunë ose gjuhë të urrejtjes, e cila edhe paraprakisht ka qenë e ndaluar në Jutjub.

Një përfaqësues i Jutjub, i cili nga arsye sigurie ka dashur të mbetet anonim, konfirmoi se bëhet fjalë për politikë të re të kompanisë, por nuk është përgjigjur se kur ajo ka filluar të zbatohet, njofton Bi-Bi-Si.

Jutjub nga më përpara terroristëve të njohur u ka ndaluar të vendosin video përmbajtje, ndërsa me politikën e re dëshiron që të përfshihen edhe militantët e tjerë të cilët eventualisht do të përpiqeshin të publikojnë video të tilla.

Midis xhirimeve të fshira ka qindra video nga i vrari Anvar al Avliki, i cili rekrutonte ithtarë të rinj të Al Kaedas me ligjëratat e tij për historinë e islamit. Bëhet fjalë për xhirime me ligjërata të cilat janë bërë dhe publikuar shumë para se ai të fillojë të bëjë thirrje për dhunë kundër SHBA-së.

Qeveritë dhe organizatat për mbrojtje të së drejtave të njeriut me vite kryejnë presion ndaj Jutjub që t’i fshijë të gjithë përmbajtjet e lidhura me ekstremistët, për shkak se konsiderojnë se propaganda e këtillë i radikalizon konsumuesit dhe kontribuon për sulme terroriste vdekjeprurëse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button