Dimovski: Kryetari i LSM-së do të zgjedhet në mënyrë demokratike

Ajo që e bëmë të shtunën në kongresin e jashtëzakonshëm, deri më tani nuk ka ndodhur. Unë me këtë në njëfarë mënyre dëshmova se nuk bëhet fjalë për kolltukun në Lidhjen e Sindikatave të Maqedonisë, as për interesat e mia personale, por për të mirën e Sindikatës dhe Republikës së Maqedonisë, thotë në një intervistë me MIA-n, kandidati për kryetar të LSM-së dhe ushtrues i detyrës në këtë funksion Darko Dimovski.

“Për mua, gara për kryetar ishte e pastër dhe siç thotë populli ‘prej të gatshmes, bëra veresi’ me qëllim që të dëshmoj se në LSM vërtet duhet të bëhen reforma, të ketë demokraci dhe secili të mund të kandidohet nëse ka angazhime dhe program”, thotë Dimovski, i cili ishte kandidati i vetëm  në Kongresin e jashtëzakonshëm të mbajtur të shtunën në Ohër dhe me kërkesë të së cilit iu mundësua edhe kundërkandidatëve të nominohen për zgjedhje të kryetarit të Sindikatës.

Dimovski shton se nuk ka pasur asnjë presion nga jashtë që të merret një vendim i tillë dhe se është i gatshëm të ketë kundërkandidat  dhe përzgjedhjen ta bëjnë në mënyrë demokratike, edhe pse, siç thotë, nuk është sipas kritereve.

Сојуз на синдикати

Ai thekson se i respekton kriteret e miratuara më 10 shkurt të vitit 2015 gjatë mandatit të Zhivko Mitrevskit sepse në pajtim me Statutin, kongresi i jashtëzakonshëm, bëhet në bazë të kritereve të caktuara në kongresin e rregullt.

Lidhur me reagimet se mediat nuk janë lejuar të marrin pjesë në kongres, Dimovski thotë se secili që ka dashur ka mundur të marrë pjesë.

“Kush i ka penguar gazetarët, me të vërtetë nuk e di, sepse bëmë proces demokratik dhe secili që dëshironte mund të merrte pjesë në Kongres. Askush nuk qëndronte tek dera dhe ajo ishte e hapur. Më vjen keq që kjo ka ndodhur. Kjo nuk do të jetë politikë e LSM të paktën derisa unë jam këtu”, thekson Dimovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button