Joveski: Zbardhjen e sulmit në Kuvend më 27 prill, do ta kem prioritet

Kandidati për prokuror të ri të shtetit, Lubomir Joveski, në një deklaratë për “Zërin e Amerikës” në gjuhën maqedonase, vlerëson se njëra nga detyrat më të lehta do ta ketë ndarjen e Prokurorisë nga aparati i pushtetit pasi që, siç thotë ai, vetë asnjëherë nuk u është nënshtruar trysnive dhe nëpërmjet përvojës do t’i inkurajojë prokurorët të punojnë në mënyrë të ndershme edhe para ligjit, njëkohësisht duke u garantuar sigurinë e tyre, njofton Portalb.mk.

AI paralajmëroi zbardhje të sulmit në Kuvend më 27 prill, por edhe revidim të veprimit të deritanishëm.

“Nëse zgjedhem për prokuror shtetëror, për këto raste do të kërkojmë referim për veprimtari të deritanishme. Të jeni të sigurt se edhe ato raste do të hetohen në mënyrë jo-selektive. Këtë sigurisht do të jetë njëra ndër punët e para që do t’i bëj, pasi ta marrë funksionin, nëse zgjedhem, që të konstatohet e vërteta për 27 prillin dhe të gjenden autorët”, thotë Joveski.

Kandidati për prokuror potencoi se nuk do të tolerojë jo-përditësim, por edhe do të fokusohet në lëndët në të cilat nuk është vepruar në kohë për shkak të ndikimeve të jashtme ose qendrave të fuqive.

“Për mua më e rëndësishme është që të respektohet parimi i legalitetit, gjegjësisht të gjitha rastet ku do të konstatohet se është kryer vepër penale, kryerësi do të ndiqet, pa dallim se për kë do të bëhet fjalë, pa dallim se nga cila parti vjen ose cilës qendër të fuqisë i përket. Nëse konstatohet se ndonjë prokuror ka ruajtur lëndë në sirtar dhe nuk vepron në pajtueshmëri me profesionin dhe ligjet, përgjegjësinë do ta kërkojë personalisht nga prokurori, por edhe nga të tjerët, nëse kryejnë trysni ndaj tij”, thotë Joveski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button