Gjendje tmerruese në Radishan

Sigurimi nga ana e policisë është përforcuar, në vend ka vetura të policisë dhe pjesëmarrës të njësitit special, “Breshkat” kanë rrethuar qindra qytetarë të cilët janë mbledhur para kordonit të krijuar nga kontejnerët për të bllokuar hyrjen në lagje. Atmosfera është e tensionuar dhe zënka më e vogël mes banorëve mund të shkaktojë eskalim të situatës.

Veçmë vërehen dritare të thyera të shtëpive të banorëve, ndërsa mes banorëve flitet edhe për thyerje të veturave. Rreth një mijë qytetarë të cilët kanë formuar rrethin janë në vaj, të revoltuar dhe të inatosur nga ngjarja.

Ata thonë se do të rijnë aty deri sa të kuptohet se kush i ka vrarë fqinjët e tyre. Nga ana tjetër, autobusi me numër 57 ka ndërprerë qarkullimin pasi që hyrja është e bllokuar nga ana e policisë.

Në ndërkohë nga policia informojnë se trupat e pajetë të djemve të vrarë janë renditur njëri pranë tjetrit. Personi i moshës 45 vjeçe nuk ka qenë së bashku me ta dhe se supozohet se ka qenë vetëm dëshmitar i rastit./portalb/

 

Lajme të ngjashme

Back to top button