Marfi: Në Ballkan është arritur sukses i madh

Në Ballkan është arritur progres i madh, por ende ka sfida në formë të korrupsionit dhe për këtë arsye Bashkimi Evropian është rrugë e qëndrueshme drejt ardhmërisë, porositi senatori nga radhët e demokratëve, Kris Marfi.

“Ka progres të madh në Ballkan dhe ky është rrëfim i cili duhet të vazhdohet, por ende ka sfida. Ajo është lufta kundër korrupsionit në rajon, për shkak të së cilës do të duhet qartë të bëjmë me dije se Bashkimi Evropian edhe më tej është rrugë e qëndrueshme për ardhmërinë, sepse integrimi është një prej gjërave që i nxit reformat kur bëhet fjalë për korrupsionin”, deklaroi Marfi.

Ai në Forumin ekonomik transatlantik vlerësoi se po rritet ndikimi i Rusisë në rajon.

“Ndikimi rus në rajon po rritet. Investojnë shumë të holla në organizatat joqeveritare, përpiqen të blejnë media që ta thonë rrëfimin e tyre”, tha ai.

Marfi thotë se SHBA-ja “përfundimisht Departamenti i Shtetit filluan operacione për kundërshtimin e propagandës”, por theksoi se ende po ngecin, posaçërisht në Ballkan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button