Dimitrov – Koxias: E kemi emrin e njëjtë, por s’kemi problem rreth asaj (VIDEO)

Në drekën punuese të organizuar nga grupi i “miqve të Maqedonisë” ishte edhe Nikos Koxias, i cili ndoshta është takimi i parë i ministrit grek në kësi takim jo-formal, njofton Portalb.mk.

Në fillim të drekës, ekipi i “360 Shkallë” ka regjistruar një episod interesante për temën e çështjes së emrit.

“Do të doja ta theksoj edhe praninë e mikut tim Nikos nga Greqia. Ne takohemi… E kemi emrin e njëjtë, dhe nuk kemi kontest rreth asaj”, tha Dimitrov, pas së cilës u krijua situatë komike në takim.

Dimitrov shtoi se me Koxiasin ata “mundohen që të nderojnë miqësi personale dhe se të dy janë të përkushtuar për t’i afruar Greqinë dhe Maqedoninë”.

“Punojmë për ta thelluar bashkëpunimin atje ku kemi interes të përbashkët, ndërkaq veprojmë edhe për ta zgjidhur çështjen, e cila na ndan”, tha Dimitrov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button