Vazhdon debati kuvendor për ligjin për gjuhët

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta vazhdojë debatin për Propozim-ligjin për përdorimin e gjuhëve në lexim të parë.

Debati i seancës së 15-të kuvendore për këtë ligj u ndërprit para fillimit të fushatës për zgjedhjet lokale, ndërsa vazhdoi dje. Deputetët përsëri i kundërshtuan qëndrimet. Për shumicën parlamentare, ligji do të kontribuojë për rritjen e bashkëjetesës në shtet, nuk e prish karakterin e tij unitar dhe është në pajtim me Kushtetutën, ndërsa për opozitën nuk është kushtetues dhe zbatimi i tij do të çojë drejt dygjuhësisë në mbarë shtetin.

Kuvendi për këtë, duhet ta vazhdojë seancën e 12-të në rend dite të së cilës janë Propozim-ligji për plotësimin e Ligjit për pagesën e pagave në Republikën e Maqedonisë me procedurë të shkurtuar, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për përmbarim me procedurë të shkurtuar, Propozim-ligji për lëshimin e bonove me vlerë – vauçerë me procedurë të shkurtuar si dhe Propozim – vendimi për përcaktimin e numrit të nënkryetarëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Ndryshe, ligji i gjuhëve në seancë plenare i parapriu mbështetjes ligjore të Komisionit të Kuvendit për Çështje Evropiane  dhe Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie midis Bashkësive. Ardhja e ligjit të gjuhëve në Kuvendin e Maqedonisë, bëri që deputetit i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski gjatë seancës plenare të kërkojë pauzë, pauzë kjo që ka zvarritur edhe më shumë kalimin e këtij propozim-ligji me debat të shkurtër dhe në mënyrë të përshpejtuar, pasi që i njëjti mban flamurin evropian.

Sipas asaj që u tha nga kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani vendosja e flamurit evropian është bërë me kërkesë të Bashkimit Evropian, vend ky që respekton ndryshimet në shoqëri. Vendosja e flamurit dhe plotësimi i kërkesës së BE-së do të përshpejton procesin eurointegrues të Maqedonisë.

Debati për të njëjtin u ndërpre më 23 shtator, pasi që filloi fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të 15 tetorit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button