Dietë efikase japoneze

Dieta e shpejtë dyjavore do t’ju ndihmojë që të humbni së paku tetë kilogramë, e nëse dëshironi të humbni edhe më shumë në peshë apo ta ruani peshën aktuale do ju ndihmojë ushqimi japonez, si dhe ushtrimet fizike.

Pra, nëse dëshironi të humbni në peshë apo ta ndryshoni mënyrën e të ushqyerit, përse të mos e përdornit recetën japoneze, meqë japonezët njihen për nga mënyra e shëndetshme e të ushqyerit. Në fakt, ushqimi japonez konsiderohet të jetë më i shëndetshmi në botë, e kjo është arsyeja pse pikërisht janë japonezët me jetëgjatësinë më të lartë në botë, janë më vitalë dhe duken më të rinj se sa janë në të vërtetë.Në fakt, kjo dietë është një kombinim i një diete dyjavore, që ka për qëllim ndryshimin e shprehive dhe përshpejtimin e metabolizmit. Fillimi i dietës zgjat 14 ditë dhe autorët e saj premtojnë se gjatë kësaj periudhe kohore metabolizmi reagon shpejt dhe do ta vendosë një ritëm më të mirë të punës. Gjatë këtyre dy javëve është i ndaluar konsumimi i sheqerit, alkoolit, lëngjeve të blera, miellit dhe prodhimeve të miellit dhe është e lejuar shumë pak sasi e kripës (në fakt, ushqimi duhet të jetë në kufi me ushqimin fare pa kripë). Sugjerohet të konsumoni sa më shumë ujë (në 1 litër ujë mund të shtoni lëng nga limoni). Sugjerohen edhe ushtrime të lehta trupore (shëtitja) 30 minuta për çdo ditë.

Dita e parë
Mëngjesi: kafe e zezë
Dreka: 2 vezë të fërguara, lakër e zier e erëzuar me pak vaj bimor, një lëng domateje pa kripë.
Darka: peshk i zier apo nga skara.

Dita e dytë
Mëngjesi: kafe e zezë, një pjesë bukë e zezë.
Dreka: peshk i zier apo nga skara, sallatë perimesh apo lakra me pak vaj bimor.
Darka: 200 g mish gjedhi i zier, një gotë jogurt.

Dita e tretë
Mëngjesi: kafe e zezë, bukë e zezë.
Dreka: kungulleshkë e pjekur, 2 mollë.
Darka: 2 vezë të fërguara, 200 g mish gjedhi i zier, sallatë nga lakra e zier me pak vaj bimor.

Dita e katërt
Mëngjesi: kafe e zezë.
Dreka: 1 vezë, 3 karota të ziera, 15 gr djathë i fortë.
Darka: pemë.

Dita e pestë
Mëngjesi: karotë e freskët me lëng limoni.
Dreka: një peshk i madh i fërguar, një gotë lëng portokalli pa kripë.
Darka: pemë.

Dita e gjashtë
Mëngjesi: kafe e zezë
Dreka: gjysmë pule e fërguar, lakër e zier me pak vaj bimor.
Darka: 2 vezë të ziera, sallatë me perime.

Dita e shtatë
Mëngjesi: çaj pa sheqer.
Dreka: 200 g mish gjedhi i zier, pemë.
Darka: darkën ta zgjidhni sipas dëshirës.

/shqipmedia/

Lajme të ngjashme

Back to top button