Hetimi i armatës së Mianmarit nuk zbuloi prova për dhunën kundër rohinxhëve

Hetimi i armatës së Mianmarit për aksionet e saj në shtetin Rakhajn, i banuar me rohinxhë, nuk zbuloi prova për dhunë masive, vrasje, përndjekje dhe shkatërrim të pronave nga forcat e sigurisë kundër rohinxhive.

Armata pohon se raporti i saj bazohet në intervistat me 2,817 persona prej 54 fshatrave të Bengalit. Kështu quhen fshatrat të cilat janë të banuara me rohinxhë, të cilat autoritetet e Mianmarit i konsiderojnë për emigrantë ilegal nga Bangladeshi.

Ushtria e Mianmarit ka vepruar në përputhje me Konventën e Gjenevës, kur kanë filluar operacionet në Rakhajn pas sulmeve vrasëse kundër pikave ushtarake dhe policore, që i kanë kryer kryengritësit rohinxhi në  gusht, qëndron në kumtesën e armatës së Mianmarit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button