Finalja e “Barca-Real” e dëmshme për shëndet!

Ish presidenti i Barcelonës Joan Gaspart ka deklaruar se ndoshta më mirë do të ishte që në edicionin e sivjemë të Ligës së Kampionëve mos të jetë një finale mes Barcelonës dhe Real Madridit.

”Finale infarkti. Do të ishte finale historike që kurrë sdo të harrohej por edhe e rrezikshme për shëndetin. Kjo finale do të përjetohej thellë. Do ta shikoja atë ndeshje por paksa me frikë” deklaroi Gaspart.

Ish presidenti i Barcës ka folur edhe për kampionatin spanjoll.”Asgjë s’ka përfunduar, ka edhe shumë pikë. Mendoj që gjithçka do të dihet në El Clasico” përfundoj Gaspart./kohasport

Lajme të ngjashme

Back to top button