Ministri Nikollovski u takua me kolegun slloven Zhidan

Aktivitetet aktuale të cilat janë të rëndësishme për bujqësinë e Maqedonisë si LIDER Programi, formimi i grupeve lokale të akcizës, ishin në fokusin e takimin të sotëm të ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski me ministrin slloven të Bujqësisë Dejan Zhidan dhe drejtorin e Agjencisë pagesore sllovene, Benedikt Jarenko në Lubjanë.
Takimi ishte në kuadër të vizitës së delegacionit qeveritar të Maqedonisë në Slloveni, ndërsa në të mori pjesë edhe drejtori i Agjencisë pagesore Nikollçe Baovski.
Ministri Zhidan dhe drejtori Jarenko e përsëritën angazhimine tyre për ndihmë të shpejtë dhe teknike në pjesën e përforcimit të shërbimit këshillëdhënës të Agjencisë pagesore të Maqedonisë.
Siç informoi MBPEU, pas përfundimit të Tuining projektit “Përforcimi i mëtutjeshëm i kapaciteteve të Agjencisë për mbështetje financiar të bujqësisë dhe zhvillim rural dhe përgatitje të Agjencisë për periudhën programuese 2014-2020”, agjencitë pagesore nga dy vendet vendosën komunikim të drejtpërdrejtë dhe tani më po dakordohet për hapat e ardhshëm. Shfrytëzimi i IPARD mjeteve është një prej prioriteteve më të larta të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe mbështetja në këtë drejtim është shumë e nevojshme dhe shumë e rëndësishme në periudhën e ardhshme.
Dy ministrat në takim i dakorduan edhe aktivitetet në pjesën e organizimit të panairit ndërkombëtar për bujqësi dhe ushqim “Agra 2018”, që do të mbahet vitin e ardhshëm në Radgonan e Epërme, Slloveni, në të cilin Maqedonia do të jetë vend partner.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button