Njëmbëdhjetë policë janë pushuar nga puna për shkak të pjesëmarrjes në “të enjtjen e përgjakshme”

Njëmbëdhjetë pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë marrë vendime për pushim nga puna lidhur me dhunën në Kuvend, që ndodhi më 27 prill, konfirmuan për MIA-n burime nga MPB.

Procedura disiplinore për 11 policë ka përfunduar, ndërsa vendimet e për pushim nga janë nënshkruar të premten.

Në vijim janë edhe procedura të tjera për “të enjten e përgjakshme” në të cilën ishin lënduar deputetë dhe gazetarë. Për to në mënyrë shtesë duhet të sillen masa disiplinore.

Në brifingun e paradokohshëm të cilin ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski e pati me gazetarët ka theksuar se tani për tani janë suspenduar 42 policë, ndërsa kundër 70 të tjerëve udhëhiqen procedura disiplinore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button