Rekord dhe vlerësime të pafund për Rita Orën

Ceremonia e ndarjes së çmimeve MTV European Music Awards u zhvillua mbrëmjen e së dielës në Londër. E pavarësisht se ishte një ceremoni për vlerësimin e muzikës europiane, shfaqja përfshiu gjithashtu edhe shumë prodhime amerikane.

Shfaqja pati për prezantuese këngëtaren britanike me origjinë nga Kosova, Rita Ora (Sahatçiu), e cila befasoi me atë dalje me rrobëdeshambër në tapetin e kuq, por edhe gjatë prezantimit.

Nëse veshja e parë u duk se Rita nuk kishte pasur kohë të përgatitej, ishte krejt e kundërta. 26-vjeçarja i befasoi të gjithë, pasi u shfaq gjatë spektaklit të madh të muzikës me 13 veshje të ndryshme, duke vendosur një rekord më vete, transmeton TCH.

Jo vetëm për veshjet, por edhe aftësinë e saj në prezantim, Rita mori vlerësime të shumta nga kritikët për këtë mbrëmje.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button