MPB-Jemi në kërkim të vrasësve

Ministria e Punëve të Brendshme formoi Shtab operativ i cili përbëhet nga oficerët më të lartë të saj,  që janë nga më shumë njësi organizuese. Nga kabineti i ministres Jankullovska njoftojnë se detyra e Shtabit është koordinimi i masave dhe aktiviteteve  të cilat ndërmerren  me qëllim të zbardhjes së plotë  të vrasjes makabër në afërsi të fshatit Smilkovci të Shkupit. 

“Në këto momente akoma janë duke u zhvilluar hetimet në vendngjarje  dhe gjerësisht rreth vendit të krimit, ku ka ndodhur vrasja e pesëfishtë, gjithashtu në mënyrë operative janë duke u mbledhur informata dhe njohuri nga vendbanimet përreth. Ministria e punëve të brendshme apelon deri te qytetarët, nëse kanë ndonjë informacion që lidhet me ngjarjen, për të njëjtën të njoftoj policinë. MPB është në kërkim të vrasësve dhe të motivit të vrasjes” shkruhet në njoftimin për shtyp të MPB-së.

Me urdhër të prokurorit publik, këtë mëngjes trupat e pesë të vrarëve janë dërguan në Institutin për medicinë ligjore dhe ende priten rezultatet e obduksionit si dhe identifikim përfundimtar të të vrarëve.

Sipas informatave të para, mbrëmë  (12.04.12) rreth orës 22:30, peshkatarët të cilët janë gjendur në afërsi të liqenit në fshatin Smillkovcë të Shkupit kanë gjetur pesë persona të vrarë. Në vendngjarje janë gjetur shenja të gjakut dhe gëzhojat e plumbave.

Katër personat janë të moshës 20 vjeçare ndërsa njëri në moshën 40 vjeçare.
MPB shpreh keqardhje ndaj familjeve të viktimave dhe apelon për ulje të tensioneve, mediumeve të përmbahen nga spekulimet dhe mos të nxisin tensione ndër-etnike. / portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button