fbpx

Tetova gati për të pritur Stijepan Mesiç

Përmes një konference për shtyp, zëdhënësi i komunës së Tetovës, Flakran Pustina, ka paralajmëruar vizitën e ish presidentit të kroacisë Stipe Mesiç në qytetin e Tetovës.

“Tetova ndodhet përpara një ngjarje tepër të rëndësishme. Nga 16 deri më 19 prill me ftesë të kryetarit të komunës së Tetovës,  Sadi Bexheti, në qytetin tonë do të qëndrojë për vizitë ish kryetari i Kroacisë, Stipe Mesiç”, tha Pustina. 

Sipas tij, në kuadër të kësaj vizite, të martën në ora 11:00 në Qendrën e Kulturës në Tetovë, nëpërmjet një manifestimi ish presidentit kroat, Stipe Mesiç, do t’i ndahet titulli qytetar nderi i Tetovës,  për kontributin e tij në zgjerimin e hapësirave të demokracisë dhe bashkëpunimit në rajonin e Ballkanit.

“Në këtë manifestim tashmë kanë konformuar pjesëmarrjen e tyre personalitete të rëndësishme të jetës politike. Presidenti Mesiç i shoqëruar nga kryetari Bexheti, të mërkurën nga ora 11:00 do të vizitojë Universitetin e Evropës Juglindore, ku do t’i ndahet titulli “Doctor Honoris Causa”. Të njëjtën ditë nga ora 18:00, në hotel “Liraku” do të bëhet promovimi i librit të zotit Stipe Mesiç  “ Si u shpërbë Jugosllavia”. 

Gjatë vizitës së tij në Tetovë, ish presidenti Stipe Mesiç do të takohet edhe me liderët e partivë politikë shqiptare në selitë e tyre”, tha Pustina.

Zëdhënësi i komunës së Tetovës, Flakran Pustina,  ka shfrytëzuar rastin të ftojë mediat dhe qytetarët të jenë pjesë e kësaj ngjarje të rëndësishme për qytetin e Tetovës./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close