fbpx

Sërbia mban xhipin dhe armët e policëve të arrestuar

Dacic ende është duke i mbajtur veturën e Policisë të tipit “Land Rover”, dy pushkët automatike, dy revolet, e pajisjet tjera, të cilat po i bartnin dy policët kufitarë, Shukri Binaku dhe Sami Beqiri, ditën e arrestimit.

Ministri serb ka liruar dy policët kufitarë në fillim të javës që shkoi, më 3 prill, por nuk ka dhënë ndonjë shenjë se këtë do ta bëjë edhe me xhipin dhe gjërat tjera që po bartnin policët, shkruan “Koha Ditore”.

Pas lirimit ata kishin me vete vetëm uniformën e tyre. Një burim brenda Policisë së Kosovës ka thënë për gazetën se të dy policët kufitarë të Kosovës po patrullonin me xhipin “Land Rover” (donacion nga Komisioni Evropian), para se të arrestoheshin./telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close