Maqedoni, çdo i treti fëmijë është në mbipeshë

Një nga tre fëmijë në Maqedoni është në mbipeshë. Sipas të dhënave të UNICEF-it, 14 përqind e djemve të moshës 11-vjeçare në Maqedoni janë në mbipeshë në krahasim me katër përqind në Evropë. Rekomandimi i nutricionistëve është që fëmijët të konsumojnë më shumë fruta dhe perime të freskëta në ushqyerjen e përditshme në lloj të sallatave dhe të ushqimit midis vakteve kryesore të quajtur zemër.

Në të gjithë shkollat në vend nxënësit nga klasa e katërt deri në klasë të nëntë sot u njohën me mënyrën e shëndetshme të të ushqyerit, si një prej qëllimeve të KB-së. Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Renata Deskoska dhe përfaqësuesi i UNICEF-it, Benxhamin Perks në shkollën fillore “Avram Pisevski” në fshatin Bardovcë morën pjesë në orën e kujdestarisë me fëmijë nga klasa e katërt kushtuar mënyrës së shëndetshme të të ushqyerit.

“Qëllimi është që nxënësit të përfitojnë shprehi të shëndetshme rreth të ushqyerit dhe me atë që nënkupton raportin për mos hedhjen e ushqimit që do të mbetet i pashfrytëzuar”, tha Deskoska.

Ngjarja, siç tha ministrja, është në kontekst të angazhimit së bashku me kryetarët e komunave të rishqyrtohet cilësia e ushqimit që u ofrohet fëmijëve në shkollë. Deskoska paralajmëroi se në kuadër të ndryshimeve të ligjeve që do të lëshohen në procedurë kuvendore në një kohë të afërt do të futen dispozita që do të thonë ndëshkime për këto shkolla ku nuk respektohet Rregullorja për ushqim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button