Realizoi golin dhe kërkoi anulimin e tij! (VIDEO)

Sulmuesi i St. Paulit, ekip i cili lufton për të hyrë në Bundesligë, 34-vjeçari Marius Ebers tregoi se fair play s’ka vdekur.

Në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Unin Berlinit gjatë rezultatit 1-1, Ebersi kapërcen gjatë një centrimi, mirëpo në vend se me kokë ai e goditi topin me dorë dhe realizoi golin.

Megjithatë, ai refuzoi ta festoi golin dhe vrapoi te arbitri për të pranuar se çfarë ka bërë, duke kërkuar që goli të anulohet. As arbitri kryesor as ndihmësi i tij s’kanë parë se çfarë ka ndodhur saktësisht dhe në sugjerimin e Ebersit e anuluan golin.  

St. Pauli në fund të ndeshjes fitoi me 2-1./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button