fbpx

Dimitrov: BE-ja ka përgjegjësi që ta konfirmojë të ardhmen evropiane të Maqedonisë

Kemi arritur që të kthehemi në shtegun tonë evropian, ndërsa BE-ja ka arritur që ta rikthejë vëmendjen politike në Ballkan. BE-ja ka përgjegjësi që ta konfirmojë të ardhmen tonë evropiane, ndërsa ne jemi përgjegjës për fatin e kësaj rruge, porositi ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov në mëngjesin e punës me ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të BE-së në Bruksel.

Ekzistimi i frazës magjike – vullneti politik, orientimi reformues dhe mbështetja nga miqtë tanë evropian, potencoi ministri Dimitrov, janë kyçe për vulosjen e të ardhmes evropiane të Maqedonisë.

“Ne kemi shans të dytë që të arrijmë sukses, ndërsa miqtë tanë nga Brukseli kanë shans që t’i bindin skeptikët në suksesin e procesit inkuadrues”, tha Dimitrov.

Mëngjesi i punës në formatin joformal – Miqtë e Maqedonisë është në organizim të ministrave të Punëve të Jashtme të Bullgarisë dhe të Suedisë, ndërsa krahas Dimitrovit në takim mori pjesë edhe zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani.

Duke u informuar për progresin e deritanishëm në zbatimin e reformave, si dhe për planet e Qeverisë dhe pritjet në periudhën e ardhshme, Dimitrov dhe Osmani e theksuan nevojën për mbështetje nga ana e vendeve-anëtare dhe institucioneve të BE-së për arritje të qëllimit shumëpritur – fillim sa më i shpejtë i negociatave inkuadruese për anëtarësim në BE.

Димитров Брисел

Diskutimet në mëngjesin e punës, siç kumtuan nga MPJ-ja, janë fokusuar në perspektivat e Republikës së Maqedonisë në kontekst të fillimit të negociatave inkuadruese për anëtarësim në BE, si dhe angazhimet e Qeverisë për arritje të progresit thelbësor në implementimin e reformave dhe avancimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Dimitrov dhe Osmani u shprehën falënderim organizatorëve për organizimin e mbledhjes, me të cilën, siç janë prononcuar, mundësohet informim i drejtpërdrejt i vendeve-anëtare për zhvillimin e brendshëm të ngjarjeve në Maqedoni, pesë muaj pas formimit të Qeverisë.

Si momente kyçe me rëndësi thelbësore për Maqedoninë në periudhën e ardhshme janë nënvizuar publikimi i Strategjisë së kryetarit të KE-së, Zhan Klod Junker për perspektivat e BE-së, e cila duhet të publikohet në shkurt të vitit 2018, Raporti i KE-së për progresin në prill të vitit 2018 dhe Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Sofje gjatë Kryesimit bullgar me Këshillin e BE-së, në maj të vitit 2018.

Në mëngjesin e punës morën pjesë komisari Han dhe të gjitha vendet anëtare, nga të cilat 13 në nivel të ministrave të punëve të jashtme.

Në suaza të vizitës në Bruksel, sot ministri Dimitrov do të ketë edhe takime dypalëshe me ministrat e jashtëm të Britanisë së Madhe, Greqisë dhe të Portugalisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button