fbpx

Zbulohet identiteti i dy të vrarëve

Dyzet e pesë vjeçari Borçe Stefkovski nga fshati Creshovë është një nga pesë viktimat në vrasjen që ndodhi mbrëmë në liqenin e Hekuranës. Ai mbrëmë ka shkuar për peshkim në liqe. Me siguri nuk është njohur me katër djemtë e vrarë dhe është vrarë për shkak se ishte dëshmitar i ngjarjes. 

Trupat e pajetë të të vrarëve janë dërguar në obduksion, ndërsa veturat të cilat janë gjetur në afërsi të liqenit janë në ekzaminim nga ekipi për teknikë kriminale.

Përveç personit dyzet e pesë vjeçar, policia zbuloi se ndër viktimat është edhe një maturant nga shkolla e mesme e ekonomisë “Arseni Jovkov” në Butel.

Këtë informacion e vërtetojnë edhe nga shkolla e mesme duke shprehur keqardhje për incidentin e këtillë. /portalb/

Maturanti i vrarë në liqenin e Hekuranës

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close