Cristiano Ronaldo, baba për herë të katërt

Cristiano Ronaldo është bërë baba për herë të katërt. Në pak muaj pasi gëzoi statusin e babait për herë të dytë dhe të tretë…

Georgina Rodriguez, e dashura e futbollistit të famshëm, ka sjellë sot në jetë një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Alana Martina.

Ylli i Real Madridit ka postuar foton e parë nga spitali pasi ka konfirmuar se nëna dhe vajza gëzojnë shëndet të plotë: “Alana Martina sapo ka lindur! Geo dhe Alana janë shëndoshë e mirë. Jemi të gjithë shumë të lumtur!” – shkruan Ronaldo në Instagram.

Disa muaj më parë, Ronaldo u bë baba i një vajze dhe i një djali binjak, që u lindën nga një një nënë zëvendësuese. Cristiano Ronaldo edhe baba i një djali 7-vjeccar, Cristiano Ronaldo Jr.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button