Sela do t’i padisë sulmuesit e Kuvendit, mendon edhe për padi ndaj Mukovskit dhe Vasillevskit

Kryetari i Aleancës së Shqiptarëve, Zadin Sela në një deklaratë për “Makfaks” tha se po e ndjek hetimin që e zhvillon Prokuroria Themelore Publike dhe se që pret të shohë se si do të jetë rezultati. Sela tha se menjëherë pasi të mbarojë hetimi, ai do të fillojë të ngrejë pati private, por nuk u përgjigj se ndaj kujt konkretisht, njofton Portalb.mk.

“PTHP akoma po e heton rastin, pasi të përfundojnë ata, unë do të ngre edhe pati private”, tha Ziadin Sela.

Në pyetjen se a do të jenë ato padi edhe për personat që i kanë hapur dyert, ai nuk u përgjigj konkretisht, por nuk e përjashtoi mundësinë për këtë gjë.

Ndryshe, pesë persona të akuzuar për sulmin ndaj Ziadin Selës, pas kërkesës së prokurorit kompetent janë privuar nga liria gjatë bastisjes në shtëpitë e tyre. Deputetët Kërsto Mukovski dhe Sasho Vasillevski, të cilët sipas video materialeve të publikuara i kanë hapur dyert e Kuvendit, por edhe organizatorët e protestave akoma nuk janë ftuar në Prokurori.

LEXO EDHE:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button