fbpx

Kur nuk është hallall, nuk është për mbarë

Që nga fillimi shkrimet në “Fokus” i kuptoja si mjet për mirëkuptim kulturor mes popujve. Shumë gjëra tek ne do të ishin më mirë kur shqiptarët do t’i kuptonin maqedonasit, ndërsa maqedonasit do t’i njihnin shqiptarët. Kështu, në këtë varg, aktuale do të ishte që të mësohet një thënie shqiptare e cila thotë: dardha ka bisht.

Dhe me këtë thënie të analizohet, për shembull, vizita e zëvendëskryeministres Arifi në Bullgari. A mund të thuhet se kjo vizitë ka lidhje me atë se vetëm një ditë pas mundësisë që qytetarët tanë të shkojnë në Shqipëri vetëm me letërnjoftime, doli në pah se aparatet e pokerit kanë hyrë nga Bullgaria, madje edhe pa letërnjoftime. Mos vallë zëvendëskryeministrja shkoi të shohë se a ka fare kufi?. Apo shkoi të pyet se sa me të vërtetë kushtojnë ato makina dhe ashtu disi ta zbus habinë e koleges së saj Jankullovska, me të cilën ja bashkërisht i qepin edhe SHGM-në edhe BE-në dhe të gjithë gazetarët.

A ka lidhje me politikën e lartë, apo zëvendëskryeministrja shikon zgjidhje se si të na integrojë vendin në BE pa mos bërë një reformë të vetme të thjeshtë për dekriminalizimin e shpifjes në afatin e paraparë. Sipas shembullit të DDR-së (Republika Demokratike e Gjermanisë), i cili është vendi i vetëm që hyri në BE, ashtu disi. Ashtu disi edhe ne me Bullgarinë! Po, pra, kur ajo gjë do të ishte e mundur, sigurisht se do të realizohej vetëm nëpërmjet një zëvendëskryeministre shqiptare.

Ndoshta kjo vizitë do dale njëfarë politike e “lartë” të cilën ne  s’mund ta kuptojmë, por me siguri kjo është përgjigjja më përkatëse nga shqiptarët e Maqedonisë për ata njerëz, të cilët tashmë nuk mund të durojnë dhe qajnë në gazetat serbe, për aleancë dhe bashkim me Serbinë. E me këtë rast nuk japin ndonjë zgjidhje të kompletuar për këtë opsion. Për shembull, kush do të ishte prijës i KOM-it në atë rast? Ndonëse disa prej tyre thonë se kanë mësuar filozofi megjithatë s’do të dinë të japin  përgjigje ndaj kësaj pyetje. Kjo është evidente sepse ende nuk kanë kuptuar se në dualizmin e gjeostrategjisë dhe metafizikës dhe trinitetit të KOM-it, Shqipërisë dhe Bullgarisë, pikërisht shqiptarët e këtushëm janë singulari që ka qenë vendimtar, për të mos pasur më Serbi këtu.

Si është e mundur që shqiptarët dhe maqedonasit të funksionojnë si fqinjë, miq dhe si partner biznesi, kurse shohim se nuk mund bashkërisht të qeverisin politikisht? Si mundet këta zotërinj aq vite të mos gjejnë mënyrë të thjeshtë për t’u kuptuar për gjënë më të domosdoshme dhe të parë, për të cilën gjë në të vërtetë u deleguan edhe nga maqedonasit edhe nga shqiptarët: për shtet juridik?. Si nuk kanë gjetur ende: një mënyrë të pakrahasueshme me dritë dhe gjallëri, një mënyrë me të cilën ne të dy të kuptohemi, si një e qeshur a një tundje dore (T.S Eliot).

Si ia arritën Kokev-Kadriu e nuk po ia arrijnë Grujo dhe Aliu? Kokev-Kadriu është dyshja disajnuese, e cila ja këtyre ditëve, me prezantimin e koleksionit të shkëlqyeshëm kremtoi edhe pesë vjetorin e bashkëpunimit të tyre.

Përgjigjja e shkurtë dhe e ashpër do të ishte se këto dy politikanë s’kanë stof që ta bëjnë këtë, po kjo nuk është aq e saktë duke i marrë parasysh të gjitha rrethanat dhe faktorët. E para dhe më e rëndësishme është se këta njerëz nuk shihen shpesh siç e bëjnë me siguri disajnerët, të cilët, ja çdo stinor shohim se prodhojnë kreacione të shkëlqyeshme. Si është e mundur që Gruevski të takohet me Papandreun disa herë më shumë se me partnerin e tij në pushtet Ahmetin. Ashtu kryeministri është takuar me kryeministrat grek dymbëdhjetë herë, sipas numërimit të Ivanovit, të cilit ja zemra i qanë që nuk mund të takohet me presidentin grek. Kurse aq takime nuk janë evidentuar në opinion për gati katër vjet qeverisje së bashku të liderëve të BDI-së dhe DPMNE-së.

Me siguri, faktor është edhe ajo se procesi i vendimmarrjes së këtyre dyve është aq abnormal, saqë në disa raste ato përveç që nuk janë vendimet e tyre autonome, ato madje edhe nuk zbatohen në mënyrë autentike ashtu siç janë paramenduar. Nga ana tjetër, krahasuar me disajnerët, të cilët ja më nuk do t’i lavdërojmë që të mos i marrim mësysh, kjo do të ishte si rrobaqepësit e tyre, prej veti, t’i shtojnë ndonjë rrudhë fustaneve apo të shkurtojnë diçka prej çarjeve. 

Ashtu, në Qeveri, kjo rrobaqepëse kryeneçe por mendjeplogët, që shumë shpejtë mbetet pa punë, me siguri është Musa Xhaferi, i cili shpesh herë vet mendon se mund të rregullojë një setër vetëm me një pullë ose vendon një pe jocilësor!.

Por sqarimi i plotë do të ishte diçka rreth gjërave më të gabuara për qeverisje, por edhe  në përgjithësi për sjellje dhe moral: rrena dhe vjedhja. Mu për këtë, fustanet asnjëherë nuk do të ishin ato që janë kur ndonjë çirak apo rrobaqepëse do të vidhnin stof ose të gënjenin për ngjyrën ose për cilësinë e materialit. Këtë gjë në mënyrë më të shkurtë të mundshme nuk e ka shpjeguar as hoxhë e as prift, por vetë kryeministri Gruevski kur para shumë vitesh ia tha këtë fjali nga titulli, Branko Cërvenkovski-t. Njeriut të cilit ai i frikohet edhe kur ky i fundit, ja kështu, nuk punon asgjë. Ashtu edhe kryeministri ynë, të cilin e vlerësojmë aq sa t’ia mbajmë mend fjalët, sillet ndaj tij si një njeri i cili parkohet ose ndalet pas maunës ose buldozerit. Fjalët e hoxhës dhe kallëzimin të cilin atëbotë i tha kryeministri, për të cilën s’e dinte se vlen edhe për të edhe për ne, çdoherë, janë kur nuk është “hallall”, nuk është për mbarë. 

Ja pra, konfirmuar edhe nga hoxha, me të vërtetë ashtu është: harami i ha edhe projektet edhe reformat dhe një ditë mund të na han të gjithëve! Sigurisht, së pari i ha ata që haram kanë ngrënë.

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close