Shkëndija teston tre futbollistë

Duke marrë parasysh se kampionati i Ligës së Parë të Maqedonisë kishte një pauzë, për shkak që reprezentacioni i Maqedonisë luajti miqësore me Norvegjinë, klubi futbollistik i Shkëndijës gjithashtu këtë kohë ka shfrytëzuar për të luajtur një miqësore dhe për te provuar disa futbollistë si përforcime të mundshme në fazën e mëtutjeshme.

Shkëndija vazhdon të jetë lidere e tabelës dhe për këtë do të duhet të jetë e përgatitur edhe për fazën e ardhshme të kampionatit. Bëhet fjalë për futbollistin Kosta Manev (24), i cili është anëtar i ekipit finlandez Inter Turku, ndërsa luan në pozitën e mbrojtësit të majtë. Gjithashtu në miqësoren që Shkëndija luajti me Dritën e Gjilanit, në provë të kuqezinjtë ishin edhe Festim Alidemaj i cili luan në pozitën e sulmuesit anësor dhe portieri bullgar Mario Kirev. /Portalb.mk/

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button