Elaboratet e tri përmendoreve nga “Shkupi 2014” janë dërguar në qeveri për shqyrtim

Grupi punues i Ministrisë së Kulturës i ka dorëzuar elaboratet e para për përmendoret e projektit “Shkupi 2014”, më saktësisht për përmendoren e Andon Janev Qosen,  Nënë Terezës dhe për Luftëtarin në kalë në sheshin “Maqedonia”. Ato elaborate dorëzohen te qeveria e cila duhet do të vendos se çfarë do të bëjë më pas me to, njofton Portalb.mk.

“Këtë moment grupi punues po punon, një pjesë e laborateve janë përgatitur dhe po i rishikojmë kompetencat që duhet t’i marrin institucionet në nivel lokal dhe qendror”, deklaroi ministri i Kulturës, Robert Allagjozovski duke shtuar se procedurat janë kaq të gabuara sa që është e komplikuar dhe vepra që është kompetente për të ndërmarrë veprime në lidhje me këto objekte të ngritura në kryeqytet.

Allgjozovski tha se trashëgimia kulturore jo vetëm që nuk ka qenë e trajtuar në mënyrë përkatëse, por është keqpërdorur.

“Shumë ndërtime aktuale si kompozita skulpturore që bart titull të çuditshëm Nënë Tereza është financuar në mënyrë të gabuar nga programi për trashëgimi kulturore, edhe pse nuk ka asnjëfarë trashëgimie kulturore. Gjithashtu edhe ndërtimet kontestuese në shesh. Ne do ta mbrojmë trashëgiminë e vërtetë kulturore. Po sigurojmë fonde për manastirin “Treskavec”, sigurojmë fonde për Shtëpinë e zyrtarëve, do të sigurojmë fonde edhe për trashëgiminë kulturore më të rrezikuar. Në atë kuptim “Shkupi 2014” do jetë projekti që nuk do lejojmë edhe më tej të zhvillohet dhe të na tërheq mjete financiare”, tha Allagjozovski.

LEXO EDHE:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button