Gjimnazi me më shumë nxënës por me pak objekte

Për nga numri i nxënësve Gjimnazi i Tetovës “Kiril Pejçinoviq” është  shkolla e mesme më e madhe në gjithë Evropën. Në këtë shkollë mësimin e ndjekin 3030 nxënës të përfshirë në 100 paralele edhe atë  88 janë me mësim në gjuhën shqipe dhe 12 janë në gjuhën maqedone. 

Autoritetet e kësaj shkolle pohojnë se në të ardhmen pritet që numri i nxënësve të rritet.” E vërtetë është se nuk kemi shkollë më të madhe. Ne kemi 100 paralele në tendecë që vitin e ardhshëm të kemi 104 paralele. Po  mundohemi ta menaxhojmë mirë pasi që mësimi zhvillohet në pesë objekete, hasim në probleme të ndryshme,  nuk kemi kushte të mjaftueshme dhe  kjo paraqet një problem për procesin edukativo arsimoror  pasi që profesorët duhet të enden nga një objekt në një objekt tjetër”, tha Gazmend Arifi, drejtor i  gjimnazit të Tetovës. 

Që nga viti 2005 numri i nxënësve në Gjimnazin e Tetovës ka filluar të rritet tepër gjë që ka detyruar udhëheqësinë e kësaj shkolle që të gjejë objekte ku do të mësojnë nxënësit, dhe aktualisht gjimnazistët janë të shpërndarë në pesë objekte të ndryshme që vështirëson kontrollin dhe sigurinë e nxënësve. 
“Edhe kushtet për zhvillimin e procesit edukativo arsimor paraqesin problem  shkak për këtë është se  edhe nxënësit ndihen jo të barabartë pasi ata që janë në objektin qendror ndihen të privilegjuar, kemi presione pasi që nxënësit duan të kalojnë nga një objekt në një objekt tjetër. Mendoj se kjo problematikë njëher e përgjithmonë duhbet të regullohet. Ky gjimnaz ka më shumë nevojë për klasa të reja  dhe probleme hapësinore. Klasa të reja duhet të bëjmë se tani mungojnë të gjithë kabinetet që dikur kanë qenë,  tani janë shndëruar në klasa. 

Ne nuk kemi edhe një mbledhje prindore ku duhet ta bëjmë, thjeshtë duhet që të paraqiten një javë përpara të shohim kush ka edukatë fizike që të lirojmë klasë për mbajtjen e një mbledhje prindore. Disa herë duhet të organizohemi pas orarit të punës, pra ne kemi edhe projekt detyrat me maturantët ne nuk kemi ku ti mbajmë jemi duke inprovizuar” shprehet Arifi. Krahas mësimit në objektin kryesor, nxënësit mësojnë në tre objekte të ish shkollës së mjekësisë dhe në shkollën fillore “Migjeni” në Drenovec. 

Drejtori Arifi, thotë se disa herë kanë kërkuar që mësimi të zhvillohet në një objekt të vetëm.Objekti i gjimnazit të Tetovës është ndërtuar në vitet e 50-ta të shekullit të kaluar  dhe prej atëherë nuk ka pasur asnjë ndërhyrje. Ndryshe Gjimnazi i Tetovës është themeluar në vitin 1941 me emrin “Hoxhë Tahsini”, mirëpo nga shteti Jugosllavisë në vitin 1945 u pranua  me emrin “Kiril Pejcinoviq” dhe prej asaj kohe deri më tani ky gjimnaz ka nxjerë kuadro të suksesshme. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button