Samsung punon në version Mini të Galaxy S9

Për vitin e ardhshëm, lirisht mund të themi se së paku tre smartfonë të rinj të avancuar do të lansohen nga gjiganti i teknologjisë, Samsung, duke përfshirë edhe Galaxy S9 dhe Galaxy S9+ të cilët pritet të lansohen zyrtarisht në fillim të 2018-ës dhe Galaxy Note 9 në gjysmën e dytë të vitit 2018, njofton Koha.net.

Megjithatë, sipas SamMobile, Samsung është duke punuar në një smartfon me ekran të plotë, transmeton Koha.net. Ende nuk është konfirmuar nëse pajisja e re do të shfaqet nëpër dyqane, por raportohet se kjo pajisje mund të jetë Galaxy S9 Mini, përcjell Portalb.mk.

E vetmja gjë që dihet rreth këtij telefoni është se do të vijë me ekran të plotë 5-inç me skaje shumë të ngushta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button