fbpx

Abuzimet seksuale, protestë në Hollywood

Qindra protestues u mblodhën dje në Hollywood në një marsh të organizuar në mbështetje të viktimave të sulmeve dhe ngacmimeve seksuale të frymëzuara nga fushata #MeToo në media sociale.

Marshi vjen pas akuzave për sulme dhe ngacmime seksuale kundër figurave publike nga manjati i filmit Harvey Weinstein, transmeton ksp.

Protestuesit kanë filluar marshin në Bulevardin e Hollywoodit duke ecur përgjatë “Walk of Fame” drejt selisë qendrore të CNN.

Në këtë marsh dominuan më shumë gra, por u përkrah edhe nga meshkujt.

Tara McNamarra, 21 vjeç, nga Los Anxhelos, tha për agjencinë e lajmeve Reuters se më në fund e ndjen se pas shumë vitesh po merren seriozisht sulmet dhe abuzimi seksual.

“Unë kam qenë e sulmuar seksualisht shumë herë gjatë gjithë jetës time,” tha ajo. “Kjo më ka prekur në çdo aspekt të jetës sime”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button