Kryeministri Zaev për vizitë zyrtare në Slloveni

Delegacion qeveritar i kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Sllovenisë.

Kryeministri Zaev sot do të realizojë tet-a-tet takim me kryeministrin slloven Miro Cerar, ndërsa ministrat në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, do të kenë takime bilaterale me kolegët e tyre nga Qeveria sllovene, me ç’rast do të pasojë edhe takim i përbashkët, plenar i ministrave në delegacionin e Republikës së Maqedonisë dhe ministrat homologë në Qeverinë e Republikës së Sllovenisë.

Në kuadër të ditës së parë të vizitës, kryeministri i Maqedonisë do të ketë takim me pjesëtarët e MPB-së së Sllovenisë të cilët morën pjesë në misionin për mbështetje të Republikës së Maqedonisë në sigurimin e kufirit jugor gjatë krizës së emigrantëve.

Kryeministri Zaev nesër do ta vazhdojë vizitën me mëngjes pune me delegacionin e afaristëve sllovenë.

Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë, Zoran Zaev do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit Shtetëror të Republikës së Sllovenisë, Milan Bërglez, si dhe me presidentin slloven, Borut Pahor.

Në përbërje të delegacionit të Republikës së Maqedonisë janë zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski, ministri pa portofol i angazhuar për Diasporën Edmond Ademi dhe Viktor Dimovski, sekretar shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button