Vdes skenaristja e Sulltanit të Madhërishëm, seriali rrezikon fundin!

Meral Okay e lindur me 20 shtator 1959 së fundmi kishte pasur disa terapi për kancer në mushkëri. Gjatë tërë jetës së saj kishte qenë e lidhur me kulturën dhe artin duke qenë aktore ne teatër, seriale dhe filma të ndryshëm, para se të kalonte në profesionet pas kamerës, së fundmi me serialin hit, Sulltani i madhërishëm.

Vetëm disa ditë pas vdekjes së saj mediat turke kanë filluar të hedhin dyshime mbi përfundimin e serialit, pasi skenaristja nuk ka lënë ndonjë rrëfim se si parashihte përfundimin e serialit.

Kjo si duket ka ndikuar edhe në shikueshmërinë e serialit i cili mbrëmë kishte rivalitet të madh me ndeshjen e kupës së Turqisë në futboll ndërmjet Fenerbahces dhe Kayserisporit. Muhtesem Yuzyil ishte më i shikuar gjatë tërë kohës së rregullt, për të mbetur prapa, vetëm tek penalltitë në ndeshjen e lartpërmendur. Sidoqoftë, kjo ishte hera e parë që një program tejkalon serialin Muhtesem Yuzyil./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button