Kuvend, kërkohet që ligji i gjuhëve të jetë barazi për të gjithë qytetarët e Maqedonisë

Seanca e 15-të e Kuvendit të Maqedonisë e cila u ndërpre për shkak të zgjedhjeve lokale dhe në rend dite të së cilës është leximi i parë i ligjit të gjuhëve sërish përplasi shumicën parlamentare, Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI) dhe Lidhjen Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM) me VMRO-DPMNE-në, për shkak të vlerësimeve “se i njëjti nuk paraqet barazi të qytetarëve dhe se nuk do të përkrahet nga opozita maqedonase”, raporton Portalb.mk.

“Ligji i ri për gjuhën shqipe nuk i plotëson të drejtat e të gjithë shqiptarëve. Pasi që edhe në Kavadar ka shqiptar, por ato nuk do të mund ta përdorin gjuhën shqipe sepse kjo mënyrë e përdorimit të gjuhës shqipe nuk është garanci se ajo do të përdoret nga shqiptarët” tha Pançe Minov nga VMRO-DPMNE-ja.

Në këtë reagoi deputeti i BDI-së, Xhevat Ademi duke thënë që “fillimisht ti duhet ta mësosh gjuhën shqipe që të mund të flasësh me mua pa kufje”.

Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Ana Llashkova tha se “edhe pse ky ligj nuk kërcënon kushtetutën dhe gjuhën maqedonase, sërish ne nuk do të votojmë për të sepse ai nuk i plotëson interesat e të gjithë shqiptarëve”.

Ndërkaq, deputetët e LSDM-së thanë se ligji i gjuhëve që është në procedurë kuvendorë do të zgjidh çështjet e 16 viteve të fundit.

Seanca e 15-të e Kuvendit ku në rend dite është leximi i parë i ligjit të gjuhëve do të ndreprehet pasi që propozim-buxheti 2018 tashmë ka hyrë në senacë kuvendore, debati për gjuhën shqipe do të ndërprehet deri në miratim të buxhetit 2018.

Ndryshe, ligji i gjuhëve në seancë plenare i parapriu mbështetjes ligjore të Komisionit të Kuvendit për Çështje Evropiane  dhe Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie midis Bashkësive. Ardhja e ligjit të gjuhëve në Kuvendin e Maqedonisë, bëri që deputetit i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski gjatë seancës plenare të kërkojë pauzë, pauzë kjo që ka zvarritur edhe më shumë kalimin e këtij propozim-ligji me debat të shkurtër dhe në mënyrë të përshpejtuar, pasi që i njëjti mban flamurin evropian.

Sipas asaj që u tha nga kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani vendosja e flamurit evropian është bërë me kërkesë të Bashkimit Evropian, vend ky që respekton ndryshimet në shoqëri. Vendosja e flamurit dhe plotësimi i kërkesës së BE-së do të përshpejton procesin eurointegrues të Maqedonisë.

Debati për të njëjtin u ndërpre më 23 shtator, pasi që filloi fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të 15 tetorit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button