Adele, këngëtarja e re më e pasur në Angli

Ajo krijoi një nga albumet më të shitur të të gjitha kohërave dhe vitin e fundit ka qenë pa dyshim një nga këngëtaret që ka fituar më shumë çmime dhe lavdi.
Edhe pse vetëm 23-vjeçare, këngëtarja e re britanike, Adele e ka shtuar pasurinë e saj, vetëm në një vit, nga 14 milionë në 20 milionë funta.

Kështu, Adele ka arritur të ngjitet në krye të klasifikimit të këngëtareve më të reja me fitimet më të mëdha në Britaninë e Madhe.

Ylli i hitit “Rolling in the Deep” e ka shtuar pasurinë e saj me shpejtësi shumë të madhe pas shitjeve rekord të albumit “21”. Adele është në listën e më të pasurve krahas emrave të tillë si Cheryl Cole, Leona Lewis, Katie Melua etj./shqipmedia/

Lajme të ngjashme

Back to top button