Egjipti shumë shpejt do të njoh Kosovën

Gashi është pritur nga zëvendësministri i Jashtëm dhe drejtor i Institutit Diplomatik të MPJ-së së Egjiptit, Osama Tawfik Badr, me të cilin ka biseduar për intensifikimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Nikoqiri egjiptian e ka njoftuar zëvendësministrin kosovar për rrjedhat politike në Egjipt pas revolucionit dhe përpjekjet që po bëhen në vend për përmbylljen e procesit të krijimit të qeverisë së re si dhe organizimin e zgjedhjeve presidenciale.

Biseda u zhvillua në frymë shumë miqësore dhe zëvendësministri i Jashtëm egjiptian, Badr e siguroi zëvendësministrin Gashi se Egjipti shumë shpejtë, sapo të ketë përmbyllur krijimin e institucioneve të reja, do të marrë vendim për njohjen e Kosovës, njofton zyra për informim e MPJ të Kosovës.

Populli dhe institucionet e Egjiptit, u shpreh ai, janë dhe do të jenë në mbështetje të Kosovës.
Në vazhdim u bisedua edhe për bashkëpunimin konkret midis Akademisë Diplomatike të MPJ-së së Republikës së Kosovës dhe Institutit Diplomatik të MPJ–së së Egjiptit.

Me ketë rast, u tha se shumë shpejtë do të nënshkruhet edhe një memorandum bashkëpunimi midis dy institucioneve diplomatike. Në mbrëmje, zëvendësministri Gashi ishte i ftuar në një emision të drejtpërdrejtë në NEL TV, medium i njohur egjiptian që emeton program në gjuhën angleze. Ai me këtë rast, për tridhjetë minuta, foli për zhvillimet politike dhe ekonomike në shtetin e Kosovës, procesin e njohjeve dhe marrëdhëniet midis Kosovës dhe Egjiptit./botasot

Lajme të ngjashme

Back to top button